Pronë për shitje, me sipërfaqe totale prej rreth 28.000 m2 tokë, 450 m2 banim me një vilë prej tre kate banimi total, gjithashtu brenda pronës gjenden dhe ambjente të cilat janë përdorur për fermë. Prona është e sistemuar dhe e rregulluar me të gjitha investimet e duhura për të jetuar, me trotuare të shtruara, me sistem ujitje, elektrike etj. të gjithë pronës. Vila përbëhet nga kati zero i cili është përshtatur pjesërrisht si bodrum, magazinim, dhe pjesërisht për banim, kati parë dhe i dyti totalisht për banim, të lidhura mes tyre me shkallë të brendëshme, kati i parë është totalisht i mobiluar dhe i kompletuar ndërsa kati i dytë është bosh. E gjithë prona ka lidhje me hyrjen - portën kryesore dhe vilën me trotuar te shtruar, ka investim ne çdo detaj të sajin, e mbjellur me peme të ndryshme. Me dokumentacion të rregullt. Ka mundësi ti shtimit të sipërfaqes edhe më shumë në është nevoja për ndonjë restor turizmi ose kompleks vilash - shtëpiash private - normalisht me çmim ekstra.