Prona ndodhet në një zonë fare pranë qendrës së Tiranës, por larg zhurmës së zakonshme të qytetit. Në një distacë të afërt nga Fakulteti Inxhinierisë dhe kryqezimit të 21-dhjetorit, pothuajse tek Hotel Mondial.
Vila përbëhet nga 3 kate me një sipërfaqe totale rreth 930m2 (banim, veranda, ballkone, taraca, oborre). Secili kat ka sipërfaqe prej 210m2 përfshirë verand, në total 550m2 sipërfaqe e brendëshme – pa verandë, pa ballkone dhe pa taracën-, 80 m2 verandë dhe 150 m2 taracë e shfrytëzueshme, gjithashtu rreth 200m2 oborr dhe ambjente të jashtme.
Është shumë e përshtatshme, e qetë dhe shumë e rehatshme për banim, por gjithashtu e mundshme për aktivitete të ndryshme si: Hotel, Hotel Apartament, Zyra të fondacioneve apo shoqatave të ndryshme, zyra biznesi etj.
Vila ka opsion parkimi për 3-4 makina, ka verandë të jashtme, hyrja kryesore në të cilën futesh në objekt, në katin e parë apo/ose ngjitesh në katet tjera më lart.
Në katin e parë ka ambjent të madh ngrënie & gatimi, ambjent të madh ndenje, dhomë e cila mund të përdoret për ambjent gjumi ose zyrë gjithashtu dhe tualet. Në një anë të vilës me hyrje nga garazhi gjithashtu e lidhur me katin e parë, ndodhet lavanderia dhe një ambjent magazinimi i konsiderueshëm.
Kati i dytë përbëhet nga një grazoniere me tualet, një apartament me 2 ambjente dhe një tualet gjigand, gjithashtu 1 apartament tjetër i vogël me 2 ambjente dhe tualet, gjithashtu një zyrë, ballkone & verandë.
Kati i tretë ka 1 apartament supercilësor me një ambjent gjumi, garderobë të madhe, ambjent gatimi dhe ndenje totalisht i veshur me dru, ballkon, verandë të madhe dhe me shkallë të jashtme kalohet në taracën e pronës, vend relaksi dhe i rehatshme.
Për një vizitë në pronë na kontaktoni.