Rreth Nesh

Kreu  / Rreth Nesh

Rreth Tirana Invest

 

Prej më shumë se 16 vitesh, Stafi i `Tirana Invest` angazhohet në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Ne nuk ofrojmë ´prona´, ose mundësi alternative për Blerje, Ne Zgjidhim ´problemin´ e një prone, mundësie, opsioni, okazioni, Plotësisht, duke u përqëndruar më së shumti në pikat delikate, në dokumentacionin dhe cdo problematikë të mundshme ligjore. Procesi është i gjatë, duke filluar nga Konsulenca, në Ndërmjetësim, Kontroll dhe verifikim i dokumentacionit, deri te shit-blerja, qeratë, investimet dhe menaxhimi i pasurive të Paluajtëshme. Kompania jonë është ndërtuar mbi  Punë, Besim, Përkushtim, Integritet Profesionalizëm.

Ekspertiza jonë na lejon të udhëheqim çdo klient në mënyrë të sigurt në një treg dinamik dhe shpesh kompleks. Ne e dimë që çdo pronë është më shumë se një investim financiar është një hap i rëndësishëm për të ardhmen. Për këtë arsye, Tirana Invest kujdeset që procesi i Vlerësimit të Pronës, i Shitjes, Blerjes apo Investimit në një Pronë, të jetë Korrekt, i Qartë, i Shpejtë dhe i Sigurtë. 

Mardhënia e Qëndrueshme dhe Afatgjatë me Njerëzit është determinante në Punën Tonë, për këtë arsye Ne së pari zgjedhim Njerëzit, Ngrijen e Mardhënieve të Besueshme dhe të Sigurtë, më pas Kryefjala është Profesionalizmi i Trajtimit të Pronës, Kërkesës, Zhvillimit, Investimit, Prespektivës. - TIRANA INVEST - Siguri në Investim Kënaqësi në Bashkëpunim!

TIRANA INVEST operon në tregun e pasurive të paluajtshme prej më shumë se 15 vitesh, me një njohje të thellë të tregut të pronave jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Për NE, vendosja e Mardhënieve  me Njerëzi është shumë Parësore, më pas kujdesi ndaj çdo detaji është thelbësor dhe determinant në Procesin e Shitjes, Blerjes dhe Zhvillimit të Ponës! Procesi nis nga identifikimi i ´pronës´, kontakti i parë me Pronarin, më pas Verifikimi i plotë i Dokumentacionit, deri te procesi i Negocimit dhe Finalizimi i Transaksionit. Kjo nuk është thjeshtë Detyra jonë e përditshme, por edhe Kënaqësia jonë Profesionale, të Sigurojmë që çdo Pronar, çdo Blerës, çdo Investitor të ketë një Eksperiencë Unike, të Qartë, Transparente, të Besueshme dhe të Sigurtë gjatë gjithë procesit.

TIRANA INVEST - Siguri në Investim!