Shitet Vilë në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit, Vila ka sipërfaqe prej 530 m2 trualli, 430 m2 oborri dhe hapsira të jashtme, 100m2 bodrumi / respektivisht gjurma e ndërtimit, 155 m2 sipërfaqe Neto e ndërtimit dhe 35 m2 Verandë. Vila organizohet në dy kate mbi tokë dhe një kat nëntokë! Kati nëntokë i kësaj vile mund të shfrytëzohet si vend parkim, ose magazinim, ose dhe për qëllime tjera! Gjithashtu ka dhe një dhomë - ambjent i vecantë me derë. Në katin e përdhe ose katin e parë, është vendosur ambienti i ndenjes dhe i ngrënies, këndi i gatimit - kuzhina, të dyja ambient të aksesueshme në verandë, gjithashtu një dhomë gjumi, një tualet dhe shkallët nga ku ngjitemi për në katin e Parë. Kati i parë teknik/ ose i dytë, është organizuar në dy dhoma gjumi, ajo matrimoniale me dalje në verandë dhe një tualet, dhoma e gjumit e fëmijëve. Për hollësi dhe detaje të mëtejshme na kontaktoni!