Apartamenti karakterizohet nga dizajni minimal arkitektonik, ku ndarja koncize e hapësirës formon një seri vendbanimesh njëkohësisht luksoze dhe të thjeshta.
Apartamenteti ndodhet në zonën perendimore e cila përfshin apartamente elitare, me hapësira dhe peisazh të bollshëm. Ky apartament është frymëzuar nga konceptet e dizenjimit pasiv, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin e diellëzimit, hijezimit, efektin mikroklimë, dhe ventilimin natyral.