Objekti është i vendosur në buzë të rrugës, me sipërfaqe parkimi para tij, i ndërtuar në 3 kate. Ssipërfaqja e truallit në total është 873 m2, prej së cilës është ndërtuar në një gjurmë prej 383m2 kati i parë ose përdhe, i përshtatur për komerciale - tregëtare, me lartësi të konsiderueshme prej rreth 4.70-5m, për të zhvilluar biznese dhe aktivitete të ndryshme. Sipërfaqe banimi 850 m2, e ndarë në dy kate ku secili kat ka 525 m2 pa përfshirë ballkonet, pra kati i dytë dhe i tretë i objektit të cilët kanë lartësi rreth 3m, për banim por dhe të mundshme për tu përshtatur për aktivitete, si hoteleri, fasoneri, qendër kursesh etj. etj. Prona është e përfunduar totalisht nga jasht, dhe ka nevojë për sistemim të ambjentit të parkimit, dhe për ndarje të brendëshme, pasi është lënë në këtë gjendje për tu përshtatur sipas nevojës së personit dhe aktivitetit që interesohen për të investuar në pronë Blerësi. Me një cmimi shumë të mirë, duke patur në konsideratë kostot e ndërtimit në ditët e sotme dhe peripecitë për të marë një leje ndërtimi. Prona disponon dokumentacion.